6.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeProkuroria njoftohet për ndërtimin pa leje te “Mavrovasja”

Prokuroria njoftohet për ndërtimin pa leje te “Mavrovasja”

Njësiti për Krim Ekonomik dhe Kompjuterik – SPB Shkup vepron për aktivitetet ndërtimore të paligjshme në rajonin e Qendrës Tregtare “Mavrovasja” dhe ka ndërmarrë masa dhe aktivitete  përkatëse për përcaktimin e ekzistimit të elementeve të veprës penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare sipas nenit 244-a “Ndërtim të paligjshëm”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot bënë të ditur se për masat dhe aktivitetet e ndërmarra deri te Prokuroria Publike në Shkup është dorëzuar njoftim me shkrim në pajtim me Ligjin për procedurë penale.

 “Njësiti për Krim Ekonomik dhe Kompjuterik edhe më tej ndërmerr masa dhe aktivitete në koordinim dhe sipas udhëzimeve të PTHP Shkup, ndërsa pas përfundimit të aktiviteteve dhe kompletimit të dokumentacionit deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup do të dorëzojë kërkesë përkatëse, për çfarë në mënyrë shtesë do të njoftohet opinioni”, theksohet në kumtesën e MPB-së.zhurnal.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments