8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZaevi mesazh të qartë Ali Ahmetit: Mandati për qeverinë i takon partisë...

Zaevi mesazh të qartë Ali Ahmetit: Mandati për qeverinë i takon partisë së parë, jo të tretës

Kreu i LSDM, Zoran Zaev ka dërguar një mesazh të qartë për kreun e BDI, Ali Ahmetin se mandati për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut i takon partisë së parë në zgjedhje dhe jo asaj të tretë.

LSDM në koalicion me Lëvizjen Besa fitoi zgjedhjet si në Maqedoninë e Veriut në rang Republike, e dyta VMRO- DPMNE dhe pse kjo e fundit pretendon se si parti individuale doli e para, dhe e treat BDI e cila për nga partitë shqiptare doli e para.

Ngërçi për këtë koalicion mbetet kryeministri. LSDM dhe BDI ishin në qeverinë e kaluar në koalicion teksa Zaev ishte kryeministër, por tani BDI ka objektiv kryesor një kryeministër shqiptar, ose me rotacion. Zaev nuk bie dakord për këtë gjë pasi thotë se kryeministër duhet të jetë një nga partia fituese e zgjedhjeve. Por pa një koalicion mes tyre s’ka për të pasur qeveri të re.

‘’Në demokracinë parlamentare është shumë e qartë se kush e fiton mandatin. Mandati i takon partisë së parë dhe jo partisë së tretë. Nuk dua të komentoj më tepër. Arroganca dhe nënçmimi i qytetarëve nuk sjellin rezultat. Mjaftë kishte zgjedhje të parakohshme. Është koha që secili nga ne të angazhohet edhe më shumë, shteti të ecë me shpejtë përpara. Kjo bëhet vetëm nëse kemi Qeveri e cila punon dhe jo Qeveri e cila organizon zgjedhje’’-  u shpreh Zoran Zaev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments