Në rajonin e Shtipit të drejtën e votës sot e përmbushin 45 të infektuar me Kovid-19 dhe persona të cilët janë në izolim.
Specialisti Strahil Gazellov, kryetar i këshillit special zgjedhor shëndetësor thotë se edhe për ata është kjo risi dhe si do të zhvillohet e gjithë procedura për të gjithë ekipin e mjekësve që do t’i vizitojë qytetarët të cilët janë të infektuar me koronavirus apo janë në vetizolim në shtëpitë e tyre.
Gazellovi thotë se nga KKZ kanë kërkuar listë sa persona janë të infektuar, ndërsa sa prej tyre janë në vetizolim.
Gjatë ditës së nesërme votojnë personat e sëmurë dhe të pamundurit dhe në burgun në Shtip. Në rajonin e Shtipit janë paraqitur 216 persona të sëmurë dhe të pamundur të cilët do të votojnë në shtëpitë e tyre, nesër më 14 korrik, derisa vendvotimi në burgun në Shtip do të hapet nesër në orën 7, ndërsa do të mbyllet në orën 21 ku të dënuarit do të mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votës.