1.2 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela nënshkruan iniciativën “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”

Ziadin Sela nënshkruan iniciativën “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i është përgjigjur pozitivisht iniciativës së organizatës jo qeveritare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” duke nënshkruar deklaratën: “ PËRKUSHTIMET PËR KODRËN E DIELLIT edhe në emër të koalicionit “TASH ËSHTË KOHA”  deklaratë e cila ka të bëjë me zhvillimin e Kodrës së Diellit.

Ndër kërkesa e paraqitura të OJQ “Të shpetojmë Kodrën e Diellit, ishte edhe:

Heqja e Kompetencave nga Elem Tours dhe kompetencat  t’i kalojnë Komunës së Tetovës.

Kërkesat afatshkurtre:

-Analizë e menaxhimit joprofesional dhe joefektiv të deritanishëm me Kodrën e Diellit

-Investime në Infrastrukturën rrugore, qendrën rekreative dhe lagjen e vilave.

-Prishja e ndërtimeve pa leje dhe sjellja e Planit Detal Urban.

Kërkesat afatgjate:

-Krijimi i mundësive për dhënien  e Qendrës Turistike investitorëve Privat

Ndërtimi i Teleferikut Tetovë-Kodra e Diellit

-Instalimi i sistemit për borë artificiale

Zgjerimi Qendrës turistike drejt terrene Veri (drejt Jellakut) si dhe në drejtim të pjesës mbi bjeshkën e Bogovinës

Përfshirja e sektorit civil në proceset vendim marrëse që e përcaktojnë fatin e Kodrës së Diellit.

Këto ishin pikat e deklaratës së nënshkruar nga z. Ziadin Sela në emër të koalicionit ASH-AAA “TASH ËSHTË KOHA”, duke e njoftuar udhëheqësin e OJQ “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” z Hamdi Sulemani  se pjesa më e madhe e pikave të lartpërmendura janë pjesë e programit tonë politik “Shtet për të gjithë”, për qeverisjen e ardhshme të koalicionit ASH-AAA.

Kryetari Ziadin Sela është zotuar për angazhim maksimal të tijin dhe të koalicionit për zgjidhjen e kësaj problematike duke e bërë në qeverisjen e ardhme Kodrën e Diellit një qendër moderne turistike me çrast do të hapej një mundësi edhe zhvillimore, turistike  dhe ekonomike për banorët e fshatrave të malësisë së Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments