0.5 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri i Shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj: E padrejtë të na kërkohet...

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj: E padrejtë të na kërkohet testi nga Maqedonia e Veriut, do të shikojmë mundësinë për reciprocitet

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka komentuar propozim-vendimin e Maqedonisë së Veriut që të kërkohet testi negativ për Covid-19 për qytetarët që kalojnë kufirin.

“Nuk isha në dijeni që po shqyrtohet kjo cështje nga pala tjetër. E padrejtë të na kërkohet testi nga Maqedonia e Veriut”, thotë ai.

“Ne lëshuam lëvizjen e lirë për shtetet e rajonit. Maqedonia ka më shumë raste se ne por nuk kufizuam lëvijzen pasi edhe atje jetojnë një pjesë e madhe e shqiptarëve. Ne kishim një numër të madh të qytetarëve që shkuan në Shqipëri gjatë vikendeve. Atje disa qytetarë humbën jetën. Por kontrolli ishte i vështirë në pikat kufitare”, ka thënë Zemaj.

Zemaj thotë se nëse vendoset nga Maqedonia e Veriut që të kërkohet testi, atëherë do të merren masa edhe nga pala kosovare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments