Në një intervistë për Albanews24, kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli ka folur për përvojën dhe rolin si ish-deputet në parlamentin e Maqedonisë. Zendeli ka sqaruar sfidat dhe të arriturat e Lëvizjes Besa në mandatin e kaluar, duke theksuar rolin në procesin euro-integrues, anëtarësimi në NATO, marrëveshjet me vendet fqinje.
”Angazhimet e kuvendit do të jenë të shumëllojshme, shumëdimensionale, në drejtim të reformave të cilët duhet të vazhdojnë për shkak se kanë ngecur. Veçanërisht reforma në drejtësi. Ka ligje të caktuara nga fusha e drejtësisë që janë aprovuar në përbërjen e kaluar.
Duhet të vazhdohet në drejtim të reformave në fushën e drejtësisë, veçanërisht në funksionalizimin e institucioneve për prokurori dhe gjyqësis”, ka theksuar Zendeli ndër të tjera.
Zendeli ka shtuar ndër të tjera se angazhimi në mandatin e ardhshëm do të jetë në drejtim të politikave ekonomike, veçanërisht në investime të reja dhe ato sociale.