Nikolla Dimitrov tash ministër i Punëve të Jashtme, nuk mund ta fshehë të kaluarën e tij brenda kampit të VMRO-DPMNE-së, pjesë e partisë së Nikolla Gruevskit.
Në një foto të shfaqur ai shihet me njërin ndër figurat më të lartësuara për maqedonët, por që për shqiptarët ai ka qenë dora që vrau shqiptarët e pafajshëm në konfliktin e armatosur të 2001-shit.
Në fotografi shihet se si Nikolla Dimitrov përkëdhel dorën e Tarcullovskit që shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë forografinë e tij dhe aq më tepër famljarët e viktimave në Luboten që vazhdojnë ta vuajnë atë kohë kur humbën më të shtrenjtit e tyre .
Të përkujtojmë se I dënuari për krime lufte ndaj shtatë shqiptarëve gjatë vitit 2001, Johan Tarçullovski u dënua nga Tribunali i Hagës.Ai u lirua nga burgu pasi kishte vuajtur tetë vite nga dënimi fillestar i cili ishte 12 vite burg. Kryeministri i asaj kohe Nikolla Gruevski dërgoi avion qeveritar deri në Gjermani ta merr atë ndërsa e priti me përqafim kur zbriti nga i njëjti.
Rasti i Lubotenit ishte një ndër rastet e vetme që u procesuan dhe u gjykuan nga Tribunali Ndërkombëtarë për Krime Lufte, me ç’rast për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë u dënua ish-pjesëtari i lartë i forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarçullovski, ndërsa i akuzuari i parë ish-ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski u lirua nga akuza.
Në mëngjesin e 12 gushtit të vitit 2001 u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së njësiteve policore – ushtarake në fshatin Luboten ku vranë shtatë civilë shqiptarë, në mesin e tyre edhe fëmija 6-vjeçar Erxhan Aliu, me arsyetimin e operacionit se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së.
I dënuar për krime lufte, Johan Tarçullovski u dënua për vrasje, thyerje të ligjeve të luftës, torturë dhe shkatërrim të pasurisë.