Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) sot kërkoi nga partitë politike që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, të prezantojnë programin parazgjedhor para anëtarëve të tyre.
“SASHK-u, në kuadër të Konfederatës së sindikatave të lira, fton gjithë partitë politike dhe koalicionet, që pretendojnë të marrin qeverinë, të vijnë dhe të prezantojnë programin e tyre para udhëheqjes së organizatës”, raportojnë nga SASHK-u.