1.7 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBASTRI BAJRAMI: Jam i bindur në fitoren e madhe të Lëvizjes BESA

BASTRI BAJRAMI: Jam i bindur në fitoren e madhe të Lëvizjes BESA

Biznesmeni Bastri Bajrami, i cili është edhe ish kryetar i Komunës së Haraçinës, në zgjedhjet e 15 korrikut garon për deputet nën ombrellën e koalicionit “Mundemi” të udhëhequr nga LSDM-ja dhe Lëvizja BESA. Në deklaratë për “Fokus”, Bajrami ka thënë se Lëvizja BESA është partia e cila u jep hapësirë të gjithë profesionistëve që duan të kontribuojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Kreu i Lëvizjes BESA ka vlerësuar se me kandidaturën time mund të fitojmë mbështetje më të madhe. Sipas hapësirës që më është ofruar për veprim në këto zgjedhje, jam i bindur se do të jemi fitues absolut në Haraçinë, por jo vetëm edhe në gjithë njësinë zgjedhore numër dy”, ka deklaruar Bajrami. Ndryshe, Bajrami ka qenë kryetar i komunës së Haraçinës në mandatin 2009-2013.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments