Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo dje i vlerësoi si shokuese dhe shqetësuese pretendimet se Partia komuniste e Kinës shfrytëzon sterilizim të detyrueshëm dhe aborte kundër myslimanëve.
Pompeo duke iu referuar raportit për situatën në Sinxhijang të hulumtuesit gjerman Adrian Cenc theksoi se Partia komuniste e Kinës “tregon mosrespektimin e shenjtërisë së jetës njerëzore dhe dinjitetin bazë njerëzor”.