7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGENT CAKAJ TAKON PHILIP REEKER DHE MATTHEW PALMER

GENT CAKAJ TAKON PHILIP REEKER DHE MATTHEW PALMER

Minstri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka vazhduar me takime diolomatike në Uashington. Ai ka takuar Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Në profilin e tij në Facebook, Gent Cakaj – Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, ka njoftuar se  ka vazhdaur takimet me përfaqësues të lartë të ShBA-ve. Në kuadrin e aktivitetit të tij dipëomatik, ai sot ka takuar Philip Reeker – Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, dhe Matthew Palmer – Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, njofton Insajderi.

Siç shprehet Cakaj në këto takime është folur për përpjekjet e Shqipërisë për të fituar ulëses e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit 2022-2023

“Folëm hollësisht për domosdoshmërinë e plotësimit sa më shpejt të të gjitha detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, punën e përbashkët në kuadër të OSBE-së dhe lidhur me përpjekjet e Shqipërisë për të siguruar ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023”. /Insajderi.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments