Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur pak minuta më parë në Aeroportin e Rinasit. Ora News ka mundur të sigurojë pamjet e zbritjes së tij në Rinas.
Ndërkohë ai ka reaguar edhe përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se të dielën do t’u drejtohet qytetarëve nga zyra e tij.
“Motra dhe vëllezër, Miq të dashur, Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund.”
Ai ishte rrugës për Uashington kur u publikua aktakuza, çka detyroi anulimin e vizitës së tij atje.
Ndërkohë, Radio Evropa e Lirë bën me dije se Thaçi ka qenë në vjen në Vjenë sot dhe po priste fluturimin për tu kthyer.
Thaçi ka preferuar të kthehet përmes linjës Vjenë – Tiranë.
Ndërkohë, akoma nuk ka një reagim të tij për aktakuzën e ngritur, por vetëm një shkrim në Facebook: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë.
Ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli, janë ngritur akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.