Njëra nga aplikacionet për porosi dhe komunikim falas në botë, kompania “Rakuten Viber” tregoi se i ndërpret të gjitha marrëdhëniet zyrtare me Facebook-un.
“Keqpërdorimi i të dhënave të përdoruesve dhe pamundësia të kundërshtohemi në retorikën e dhunshme të Facebook-ut, i tejkaloi të gjitha masat, për shkak të së cilës Viber ndërmerr masa adekuate, si për shembull pezullim të pagesës për hapësirën e reklamimit dhe mënjanim i të gjitha pikave të kontaktit nga platforma e tij që të mbrojë më shumë se miliarda shfrytëzues të saj”, shkruhet në kumtesën e Rakuten Viberit të lëshuar për mediat.
Drejtori ekzekutiv kryesor i Viberit, Xhamel Agaua deklaroi se Facebook vazhdon t’a interpretojë rolin e tij në mënyrë të gabuar në botën bashkëkohore.
Aktivitetet që do të rezultojnë me mënjanim të pikave për kontakt me Facebook-un nga aplikacioni Viber, do të përfundojnë deri në fillim të korrikut 2020, ndërsa hapësira për reklamim të Facebook-ut menjëherë do të mënjanohet, shkruhet në kumtesë.