9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKoalicioni ASH & AA / Konventa promovuese e kanditatëve - Sela...

Koalicioni ASH & AA / Konventa promovuese e kanditatëve – Sela premton rihapje të proceseve të dyshimta gjyqësore

Sela premton rihapje të proceseve të dyshimta gjyqësore

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nga Sheshi “Iliria” në Tetovë prezantuan sonte kandidatët për deputetë për Zgjedhjet Parlamentare 2020.

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela gjatë fjalës së tij tha se vota për koalicionin”Tash është koha” do ta çojë BDI-në në opozitë, ndërsa u zotua se do ta kthejnë shtetin e së drejtës.-

Premtoi se do të hapen të gjitha proceset gjyqësore të montuara nga politika e që lidhen me krim dhe korrupsion, përcjell tv21.tv. Tha se ka shumë vëllezër e motra të dënuar padrejtësisht dhe se për këtë do të kërkohet rihapje e proceseve e që do të udhëhiqet nga faktori ndërkombëtar.

“Aleanca për Shqiptarët në programin e saj që është “Shtet për të gjithë” e ka të paraparë me hapa të caktuar se çfarë do të bëjë. Rihapje të të gjitha çështjeve të mbyllura të cilat kanë dyshim se vendimi ka qenë politik, jo i drejtë. Thirrja e një trupi gjykatësisht dhe prokurorësh nga Bashkimi Evropian të cilët do t’i rihapin këto çështje dhe grup monitorues të ekspertëve të BE-së në Gjykatën e Lartë për çdo proces gjyqësor në të ardhmen” u zotua Sela.

Duke ngritur pëllëmbën e dorës dhe duke treguar numrin 5 me gishta, kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në konventën e sontme në Tetovë u kërkoi të gjithëve të pranishmëve që në këtë mënyrë ta përshëndesin kreun e BDI-së Ali Ahmeti për të cilin tha se pas 15 korrikut do të shkojë në opozitë.

Edhe pse gjatë fjalës së tij Sela pohoi se do të bëjnë fushatë dinjitoze dhe s’do të merren shumë me oponentin politik, prapëseprapë foli për idenë e BDI-së për kryeministër shqiptar, duke i kërkuar Ahmetit “të mos shesë emra të përveçëm gjoja për kryeministër” sepse, sipas Selës, kjo do të vlejë vetëm për të fshehur atë që u është bërë shqiptarëve deri më tani.- Advertisement –

“Ali, 15 vite shqiptarët të kanë zgjedhur kryeministër të shqiptarëve dhe sot po na kërkoke kryeministër shqiptar?! Ti 18 mijë herë i ke zhgënjyer shqiptarët. 18 vjet ke qenë kryeministër i tyre, për t’i mbrojtur paratë e tyre kur të sillet buxheti, e ti e ke shitur paranë e tyre, nuk e ke mbrojtur eksploatimin që u bëhet atyre dhe jo vetëm kaq, 18 herë ke votuar rebalanc buxheti dhe nuk je treguar kryeministër shqiptar” tha Sela në konventë.

Sela foli edhe për programin e koalicionit “Tash është koha”. Premtoi revitalizimin e Malit Sharr si qëndër turistike. U zotua se koalicioni ASH-AAA me ligj do ta rregullojë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në gjykata, polici, administratë e sektorë të tjerë. “Do t’i marrim vendet e punës që na i kanë marrë të tjerët” tha ai.- Advertisement –

Një premtim tjetër për të cilin Sela u zotua në emër të koalicionit është se brenda 100 ditëve të para në Qeveri, do të marrin nënshtetësi të gjithë shqiptarët të cilët ndonëse kanë lindur në Maqedoni, nuk kanë shtetësi.

Edhe pse jetojmë në shekullin 21, Sela tha se nevojat e shqiptarëve janë si ato të mesjetës, ku u mungon edhe uji për pije, andaj premtoi se koalicioni do të ndajë 100 milion euro në vit për investime direkte.

“Zotimi është që pas 4 vitesh asnjë shqiptar dhe asnjë vendbanim të mos ngelë e të mos ankohen për ujë për pije. Do ta arrjmë këtë!” tha Sela, duke shtuar se me koalicionin “Tash është koha” shqiptarët do ta sjellin ndyshimin në Maqedoni./TV21

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/280610110018285
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments