Koalicioni, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa sot e kanë shpallur të hapur fushatën për zgjedhjet e 15 korrikut. Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari deklaroi se fushata do të zhvillohet me kujdesin maksimal, duke i respektuar të gjitha masat e propozuara nga autoritetet,
Taravari pohoi se programi ”Shtet për të gjithë” i koalicionit është i mbushur me propozimet të cilat i kanë dhënë vet qytetarët dhe se është i realizueshëm. Ai deklaroi se në të nuk ka ëndrra
Ky program realisht nuk ka as ëndrra po as dëshira, është një program real i cili mund të realizohet brenda katër viteve. Kur ta lexoni do ta shihni që është i realizueshëm dhe ne shpreso jmë që një përqindje të madhe, mos të them 100% do ta realizojmë”, tha Taravari.
Taravari tha se konventa e koalicionit do të mbahet nesër në Tetovë kurse tubimi përmbyllës do të zhvillohet në Shkup, ku edhe do të festohet fitorja e madhe.