Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të takohet me Mirosllav Lajçakun, emisar i BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd.
Pasditen e së hënës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të presë në takim përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Siç shkruan “Tanjug”, transmeton Lajmi.net, ky takim do të fillojë në orën 18:00 dhe temë kryesore është rifillimi i dialogut Kosovë – Serbi, si dhe çështjet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Po ashtu, pas këtij takimi, Vuçiq dhe Lajçak do të dalin në një konferencë për medie para gazetarëve.