Më 15 korrik do të këtij viti do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vendin tonë. 1598 kandidatë do të garojnë për 120 vendet për deputetë.
Partitë pjesëmarrëse në zgjedhje që në muajin mars kanë dorëzuar listat e kandidatëve.
Gjithsej janë 15 parashtrues të listave. Disa parti më vete e disa në koalicion.- Advertisement –
Por kush janë bartësit e listave zgjedhore në partitë kryesore?
Në njësinë zgjedhore 1, bartës i listës së koalicionit LSDM-BESA është Nikolla Dimitrov.
Bartëse e listës së koalicionit VMRO-DPMNE-Ripërtëritja e Maqedonisë, Gordana S. Davkova.
Në krye të Njësisë zgjedhore 1 BDI garon me Izet Mexhitin, ndërsa koalicioni ASH-AAA me Skender Rexhepin.
Te PDSH bartës është Nimetulla Demiri.
Njësia zgjedhore 1
Koalicioni LSDM-BESA – Nikolla Dimitrov
Koalicioni i VMRO-DPMNE-Ripërtëritja e Maqedonisë – Gordana S. Davkova
BDI – Izet Mexhiti
Koalicioni ASH-AAA – Skender Rexhepi
PDSH – Nimetulla Demiri
Në zonën e dytë zgjedhore, listës së koalicionit “Mundemi” do t’i prijë Oliver Spasovski, ndërsa VMRO-DPMNE garon me Vlado Misajlovskin.
Ministri aktual i arsimit Arber Ademi do të jetë bartës në NJZ 2 nga BDI, ndërsa koalicioni ASH-AAA si bartës në këtë njësi ka nxjerrë liderin e Alternativës, Afrim Gashin.
Në PDSH bartës është Orhan Ibrahimi.
Njësia zgjedhore 2
Koalicioni LSDM-BESA – Oliver Spasovski
Koalicioni i VMRO-DPMNE-Ripërtëritja e Maqedonisë – Vlado Misajlovski
BDI – Arbër Ademi
Koalicioni ASH-AAA – Afrim Gashi
PDSH – Orhan Ibrahimi
Listës së koalicionit LSDM-BESA në njësinë e 3-të zgjedhore do t’i prijë Lupço Nikollovski, ndërsa Igor Janushev është bartësi i Koalicioni i VMRO-DPMNE-Ripërtëritja e Maqedonisë.
Te blloku shqiptar në njësinë e 3-të zgjedhore BDI garon me Bekim Nezirin, ndërsa koalicioni ASH-AAA me Bekim Tateshin dhe PDSH me Sami Rushidin.
Njësia zgjedhore 3
Koalicioni LSDM-BESA – Lupço Nikollovski
Koalicioni i VMRO-DPMNE-Ripërtëritja e Maqedonisë – Igor Janushev
BDI – Bekim Neziri
Koalicioni ASH-AAA – Bekim Tateshi
PDSH – Sami Rushidi
Njësia e katërt në kampin LSDM-Besa do të udhëhiqet nga ish-kryeministri Zoran Zaev, ndërsa VMRO DPMNE e sfidon me Aleksandar Nikollovskin.
BDI në këtë njësi zgjedhore bartës të listës zgjedhor ka nxjerrë Sead Zejnelin, ndërsa Koalicioni ASH-AAA – Valbona Rekën.
Njësia zgjedhore 4
Koalicioni LSDM-BESA – Zoran Zaev
Koalicioni i VMRO-DPMNE-Ripërtëritja e Maqedonisë – Aleksandar Nikollovski
BDI – Sead Zejnel
Koalicioni ASH-AAA – Valbona Reka
Në zonën e 5 zgjedhore bartëse e listës së koalicionit “Mundemi” do të jetë Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Koalicioni VMRO-DPMNE-Ripërtëritja e Maqedonisë në këtë njësi garon me Igor Durlovskin.
Te blloku shqiptar bartës i listës zgjedhore në njësinë e 5-të është Talat Xhaferi, e listës së Koalicionit ASH-AAA i prin Syrja Rashidi. PDSH garon me Vasfi Doko.
Njësia zgjedhore 5
Koalicioni LSDM-BESA – Radmilla Shekerinska
Koalicioni i VMRO-DPMNE-Ripërtëritja e Maqedonisë – Igor Durlovski
BDI – Talat Xhaferi
Koalicioni ASH-AAA – Syrja Rashidi
PDSH – Vasfi Doko
Njësia e 6 zgjedhore do të jetë më e ‘nxehta’ për partitë shqiptare sepse këtu garojnë të gjithë kryetarët e partive shqiptare, përveç atij të Alternativës. Bartës i listës LSDM-Besa është Bilall Kasami, ndërsa te Koalicioni i VMRO-DPMNE-Ripërtëritja e Maqedonisë është Dafina Stojanovska.
Te blloku shqiptar lideri Ali Ahmeti i prin listës së BDI-së, ndërsa bartës i listës nga Koalicioni ASH-AAA është Ziadin Sela.
Në këtë njësi bartës i PDSH-së është vet lideri i partisë Menduh Thaçi.
Njësia zgjedhore 6
Koalicioni LSDM-BESA – Bilall Kasami
Koalicioni i VMRO-DPMNE-Ripërtëritja e Maqedonisë – Dafina Stojanovska
BDI – Ali Ahmeti
Koalicioni ASH-AAA – Ziadin Sela
PDSH – Menduh Thaçi
Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut zyrtarisht fillon më 24 qershor.