11.1 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajme1598 kandidatë për 120 vende deputetësh, garë liderësh në Njësinë e 6...

1598 kandidatë për 120 vende deputetësh, garë liderësh në Njësinë e 6 zgjedhore

Më 15 korrik do të këtij viti do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vendin tonë. 1598 kandidatë do të garojnë për 120 vendet për deputetë.

Partitë pjesëmarrëse në zgjedhje që në muajin mars kanë dorëzuar listat e kandidatëve.

Gjithsej janë 15 parashtrues të listave. Disa parti më vete e disa në koalicion.- Advertisement –

Por kush janë bartësit e listave zgjedhore në partitë kryesore?

Në njësinë zgjedhore 1, bartës i listës së koalicionit LSDM-BESA është Nikolla Dimitrov.

Bartëse e listës së koalicionit VMRO-DPMNE-Ripërtëritja e Maqedonisë,  Gordana S. Davkova.

Në krye të Njësisë zgjedhore 1 BDI garon me Izet Mexhitin, ndërsa koalicioni ASH-AAA me Skender Rexhepin.

Te PDSH bartës është Nimetulla Demiri.

Njësia zgjedhore 1

Koalicioni LSDM-BESA – Nikolla Dimitrov

Koalicioni i VMRO-DPMNE-Ripërtëritja e Maqedonisë – Gordana S. Davkova

BDI – Izet Mexhiti

Koalicioni ASH-AAA – Skender Rexhepi

PDSH – Nimetulla Demiri

Në zonën e dytë zgjedhore, listës së koalicionit “Mundemi” do t’i prijë Oliver Spasovski, ndërsa VMRO-DPMNE garon me Vlado Misajlovskin.

Ministri aktual i arsimit Arber Ademi do të jetë bartës në NJZ 2 nga BDI, ndërsa koalicioni ASH-AAA si bartës në këtë njësi ka nxjerrë liderin e Alternativës, Afrim Gashin.

Në PDSH bartës është Orhan Ibrahimi.

Njësia zgjedhore 2

Koalicioni LSDM-BESA – Oliver Spasovski

Koalicioni i VMRO-DPMNE-Ripërtëritja e Maqedonisë – Vlado Misajlovski

BDI – Arbër Ademi

Koalicioni ASH-AAA – Afrim Gashi

PDSH – Orhan Ibrahimi

Listës së koalicionit LSDM-BESA në njësinë e 3-të zgjedhore do t’i prijë Lupço Nikollovski, ndërsa Igor Janushev është bartësi i  Koalicioni i VMRO-DPMNE-Ripërtëritja e Maqedonisë.

Te blloku shqiptar në njësinë e 3-të zgjedhore BDI garon me Bekim Nezirin, ndërsa  koalicioni ASH-AAA me Bekim Tateshin dhe PDSH me Sami Rushidin.

Njësia zgjedhore 3

Koalicioni LSDM-BESA – Lupço Nikollovski

Koalicioni i VMRO-DPMNE-Ripërtëritja e Maqedonisë – Igor Janushev

BDI – Bekim Neziri

Koalicioni ASH-AAA – Bekim Tateshi

PDSH – Sami Rushidi

Njësia e katërt në kampin LSDM-Besa do të udhëhiqet nga ish-kryeministri Zoran Zaev, ndërsa VMRO DPMNE e sfidon me Aleksandar Nikollovskin.

BDI në këtë njësi zgjedhore bartës të listës zgjedhor ka nxjerrë Sead Zejnelin, ndërsa Koalicioni ASH-AAA – Valbona Rekën.

Njësia zgjedhore 4

Koalicioni LSDM-BESA – Zoran Zaev

Koalicioni i VMRO-DPMNE-Ripërtëritja e Maqedonisë – Aleksandar Nikollovski

BDI – Sead Zejnel

Koalicioni ASH-AAA – Valbona Reka

Në zonën e 5 zgjedhore bartëse e listës së koalicionit “Mundemi” do të jetë Ministrja e mbrojtjes  Radmilla Shekerinska. Koalicioni VMRO-DPMNE-Ripërtëritja e Maqedonisë në këtë njësi garon me  Igor Durlovskin.

Te blloku shqiptar bartës i listës zgjedhore në njësinë e 5-të është Talat Xhaferi, e listës së Koalicionit ASH-AAA i prin Syrja Rashidi. PDSH garon me  Vasfi Doko.

Njësia zgjedhore 5

Koalicioni LSDM-BESA – Radmilla Shekerinska

Koalicioni i VMRO-DPMNE-Ripërtëritja e Maqedonisë – Igor Durlovski

BDI – Talat Xhaferi

Koalicioni ASH-AAA – Syrja Rashidi

PDSH – Vasfi Doko

Njësia e 6 zgjedhore do të jetë më e ‘nxehta’ për partitë shqiptare sepse këtu garojnë të gjithë kryetarët e partive shqiptare, përveç atij të Alternativës. Bartës i listës LSDM-Besa është Bilall Kasami, ndërsa te Koalicioni i VMRO-DPMNE-Ripërtëritja e Maqedonisë është Dafina Stojanovska.

Te blloku shqiptar lideri Ali Ahmeti i prin listës së BDI-së, ndërsa bartës i listës nga Koalicioni ASH-AAA është Ziadin Sela.

Në këtë njësi bartës i PDSH-së është vet lideri i partisë Menduh Thaçi.

Njësia zgjedhore 6

Koalicioni LSDM-BESA – Bilall Kasami

Koalicioni i VMRO-DPMNE-Ripërtëritja e Maqedonisë – Dafina Stojanovska

BDI – Ali Ahmeti

Koalicioni ASH-AAA – Ziadin Sela

PDSH – Menduh Thaçi

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut zyrtarisht fillon më 24 qershor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments