Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i pyetur rreth idesë së Bashkimit Demokratik për Integrim për “kryeministër shqiptar”, tha se nuk ka kurrfarë pengese kushtetuese, politike apo ligjore që kryeministri i shtetit të jetë shqiptar.
“Nuk hyj në atë se cilët janë motivet e tyre partiake, i kam të qarta, megjithatë nuk shoh kurfarë pengese që ta cekin atë si kërkesë të tyre politike para partnerëve të tyre të ardhshëm potencial në qeverinë e ardhshme, nëse do të jenë në situatë të tillë. Atë që unë dëshiroj ta them në atë kontekst se deri më tani partia në pushtet, përkatësisht kryetari i partisë më të madhe në shumicën në pushtet çdoherë me dy përjashtime të vogla, ka qenë edhe kryeministër. Kryeministri, sipas rendit tonë të vendosur të sistemit politik, është figura më e fuqishme politike, këtë e dimë të gjithë”, tha kreu i shtetit në intervistë për Radion Evropa e Lirë.