6.2 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeU nënshkrua Kodi për zgjedhje korrekte dhe demokratike

U nënshkrua Kodi për zgjedhje korrekte dhe demokratike

 Përfaqësues të partive politike dhe koalicioneve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 15 korrik në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) nënshkruan Kod për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Thirrjet e KSHZ-së dhe nga përfaqësuesit e pjesëmarrësve në zgjedhje gjithashtu janë të drejtuara kah respektimi i masave për mbrojtje nga Kovid-19.

Përfaqësuesit e partive më të vogla kërkuan që partitë t’i kthejnë paratë për zgjedhjet dhe t’iu lejohet rritje minutash për përfaqësim të tyre në media.

Para ndërprerjes së veprimeve zgjedhore në mars, KSHZ i konfirmoi listat e 15 koalicioneve dhe partive me 1.598 kandidatë, ndërsa e përcaktoi edhe pamjen e fletëvotimit.

Me listat e tyre të kandidatëve në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore do të marrin pjesë BDI-ja, koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga LSDM-ja dhe Besa, koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja “Ripërtëritje e Maqedonisë”, partia politike INTEGRA, “Asnjëherë e veriut, gjithnjë Maqedonia”, Demokratët, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, E majta dhe Partia punëtore dhe PDSH.

USD, UQD dhe Zëri për Maqedoninë nuk do të marrin pjesë në të “gjashtën”, gjegjësisht dorëzuan lista vetëm për njësitë zgjedhore 1, 2, 3, 4 dhe 5. “Partia jote” ka dorëzuar lista të kandidatëve për njësitë zgjedhore 1,2 dhe 5.

Pas nënshkrimit të Kodit për zgjedhje korrekte dhe demokratike, KSHZ do të hedhë shortin për përcaktim e bilbordeve për reklamim politik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments