Aleanca për Shqiptarët akuzon Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë për keq menaxhimin me koronavirusin. Paaftësia e Qeverisë ka shndërruar spitalet në vatra infeksioni, dhe po paguhet me rritje konstante të numrit të të infektuarve, thonë nga partia e Selës. Aleanca për Shqiptarët kërkon urgjentisht të bëhen testime masive dhe rezultatet e testimeve të shpallen më shpejtë.
Nga kjo parti thonë se spitalet janë në gjendje të mjerueshme, ndërsa mjekët punojnë me kushte të vështira dhe pa pagesa shtesë.Pyesim publikisht ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe, a është në dijeni se çka po ndodh në spitale ku duhet të trajtohen pacientët, a është i vetëdijshëm se spitalet po bëhen vatër e infeksionit në vend se të kurimit?! Spitali 8 shtatori ku edhe pranohen pacientë me Covid 19, nuk ka kapacitet për pranimin e pacientëve dhe të njëjtët vendosen në korridore pa masa mbrojtëse dhe pa trajtim! Ku është qeveria e cila flet për zgjedhje deri sa numri i të infektuarve dhe vdekjeve në vendin tonë është alarmant! -deklaroi Genc Selmani, ASH.