Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se tashmë ka marrëveshje mes tij dhe kreut të VMRO-DOMNE-së Hristijan Mickoski për datën e zgjedhjeve. Zaev theksoi se me Mickoskin janë pajtuar që zgjedhjet të mbahen me 15 korrik.
“Që të mos vuajë populli, kemi vendosur 15 korrikun si datë të fundit dhe përfundimtare për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha Zaev.