11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRikthehet minishengeni

Rikthehet minishengeni

Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev kanë vendosur ta ringjallin iniciativën e tyre rajonale të bashkëpunimit e quajtur “Minishengeni Ballkanik”. Në një video-konferencë me forumin e Delfit në Greqi, Vuçiç zbuloi faktin se miku i tij Rama e urren termin “minishengen”.

Aleksandër Vuçiç: Ne kemi ndërmarrë një nismë bashkëpunimi që unë e quaj “Minishengeni Ballkanik”, por miku im Edi që është me racional dhe pragmatik është i zemëruar me këtë term sepse është përcaktim serb. Esenca e minishengenit është që të sigurohet lëvizja e lirë e njerëzve, kapitalit e mallrave në rajonin tonë. BE mbështet të njëjtat vlera për projektet e ndërlidhjes dixhitale dhe infrastrukturën mes nesh.

Edi Rama: Presidenti serb e nënvizoi shumë mirë përpjekjen tonë të përbashkët që ai preferon ta quajë minishengen, term të cilin unë e urrej. Ky është një nga këndvështrimet e ndryshme mes nesh, edhe pse njësoj besojmë në lëvizjen e lirë të qytetarëve, kapitalit dhe mallrave. Nuk është një shëtitje, por një betejë kundër stereotipeve të shoqërisë sonë dhe administratës publike.

Ish-Kryeministri Zaev tha se pret shumë nga axhenda e minishengenit, pasi stabiliteti në rajon do të forcojë gjithashtu stabilitetin në vendin e tij.

Komisioneri Várhelyi paralajmëroi se në ditët në vijim do të prezantojë kuadrin e negociatave me Shqipërinë, ndërsa në Vjeshtë publikohet paketa e rimëkëmbjes ekonomike që përfshin fonde për zhvillimin e gjelbër, dixhitalizimin dhe ndërlidhjen ne Ballkanin Perëndimor.  

Klan Plus

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments