17.6 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeBDI në ofanzivë ArtanGrubi: Dy maqedonasit po na sjellin krizë politike, shëndetësore...

BDI në ofanzivë ArtanGrubi: Dy maqedonasit po na sjellin krizë politike, shëndetësore dhe ekonomike, koha është për shqiptarin

Ish deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka komentuar ngjarjet e fundit të dy liderëve poltik maqedonas Zoran Zaevit dhe Hristjan Mickovskit të cilët po tallen në kurizin e qytetarëve  në këtë kohë krize shëndetësore. Sipas Grubit dy kandidatët maqedonas për kryeministër shpien drejt krizës politike krahas krizës së rëndë shëndetësore, përcjell ts.

“Papërgjegjësia e “klubit eksluziv “maqedonas, e dy kandidatëve maqedonas për kryeministër po na shpien drejt krizës politike krahas krizës së rëndë shëndetësore (me nëntë viktima sot) dhe ekonomike, edhe atë vetëm për inatet e tyre për një javë dallim midis njërit dhe tjetrit.

Prandaj kemi nevojë për kryeministrin e parë shqiptar të këtij vendi, person të përgjegjshëm që punon për interesat e qytetarëve dhe jo të partive” ka shkruar Grubi duke ia shtuar edhe slloganin e fundit që vazhdon të mbështetët nga të gjithë qytetet shqiptare “PSE JO”

Ndryshe Zoan Zaev vazhdon të kërkojë zgjedhje me 8 korrik, ndërsa Mickovski kërkon që zgjedhjet të mbahen në mes të korrikit, ndërsa BDI vazhdon të mendojë për shëndetin e qytetëarve në radhë të parë e më pas për zgjedhjet.ts

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments