12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFilloi fushata tek partitë shqiptare / Aleanca ia kthen BDl’së për billbordet:...

Filloi fushata tek partitë shqiptare / Aleanca ia kthen BDl’së për billbordet: Ju keni tre opsine, por shqiptarët vetëm një

Gjatë ditës së sotme Bashkimi Demokratik për Integrim promovoi bilbordet e vendosura nëpër kryeqytet në kuadër të fushatës së tyre për kryeministër shqiptar.

 “Tre opsione për Kryeministër, dy maqedonas, një shqiptar. Kush do të jetë Kryeministri i ardhshëm?”, pyesin nga Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes bilbordeve të vendosura në kryeqytet, për të cilat sot foli, Izet Mexhiti.

“Këtë herë, qytetarët kanë garë treshe dhe tre mundësi: Dy kandidatët maqedonas nga partitë maqedonase të cilët janë sprovuar në të kaluarën, ose – për herë të parë në histori të votojnë një kandidat shqiptar për Kryeministrin e parë shqiptar të këtij vendi, një Kryeministër që nuk përfaqëson vetëm një parti maqedonase, por një Kryeministër, i cili do të përfaqësojnë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pavarësisht se cilës etni përkasin” tha Mexhiti.

I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Aleancës për Shqiptarët nga e cila në rrjetet sociale kanë filluar me të madhe shpërndarjen  e një afisheje propagandistike, por si kundërpërgjigje ndaj bilbordeve të BDl’së. “BDl ka tre opsione, por shqiptarët kanë vetëm një – Ziadin Selën”, shkruhet në materialet e shpërndara nga aktivistët e Aleancës për Shqiptarët, përcjell in7.

Ndërsa për deklaratën e Izet Mexhitit të BDl’së, i cili promovoi bilbordet e sotme, Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Mehmedi tha se është pjesë e fushatës së pasinqertë të partisë së Ahmetit. Sipas tij, BDl nuk e ka me gjithë mend idenë e kryeministrit shqiptar, por e kanë vetëm si manipulim në prag të zgjedhjeve. Ai theksoi se shkak për këtë fushatë, sipas tij, false, është pikërisht rritja në terren e mblshtetjes ndaj koalicionit të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës

“Fushata e tillë e BDl’së ka qëllime të pasinqerta. Ata nuk e mendojnë vërtetë kryeministrin shqiptar, por kjo është vetëm një mundësi e tyre për të keqpërdorur ndjenjat e qytetarëve shqiptarë, ashtu siç e kanë bërë shpesh. Manipulim i pastër në prag te zgjedhjeve. Nëse për ta ka tre opsione, ne ua bëjmë me dije se shqiptarët kanë vetëm një. Vota për Koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i jep fund manipulimeve dhe qeverisjes së pandershme që BDl e ka bërë në gjithë këto vite. E pikërisht rritja e madhe në terren e koalicionit tonë, ka bërë që ata t’i rikthehen fushatës me tone nacionaliste. Por këtë e kanë vetëm për fushatë ditore”, u shpreh për in7, Remzi Mehmedi.

Ndërkaq, ende mbetet e paqartë data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Për shkak të pandemisë dhe gjendjes së jashtëzakonshme, zgjedhjet që duhej të mbahen më 12 Prill u shtynë për një periudhe më të qetë dhe më të sigurt për shëndetin e qytetarëve. Partitë janë të ndara rreth kësaj çështjeje./in7.tv/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments