Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, në emisionin Click Plus tha se në zgjedhjet e ardhshme partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet.
Sipas Zaevit do të ishte një gjë e shëndoshë që BDI të shkojë në opozitë. Zaev më tej nënvizoi se të gjithë duan që ta shohin BDI-në në opozitë.
Kryetari i LSDM-së ka komentuar edhe idenë e BDI-së për kryeministër shqiptar. “Nëse BDI me çdo kusht kërkon që kryeministri të jetë shqiptarë , atëherë as që do të negociojë me Ahmetin”, tha Zaev.
Ai duke folur për arritjen e Qeverisë në planin e integrimeve euroatlantike, theksoi se meritat më të mëdha i takojnë LSDM-së. Duke folur në këtë temë, lideri socialdemokrat tha se Ahmeti ishte 8 vjet me Gruevskin në Qeveri, por NATO nuk ndodhi.
Zaev theksoi se edhe zyrtarizimi i gjuhës shqipe u bë kur erdhi LSDM në Qeveri. “BDI në këtë mënyrë do të shkon opozitë, sepse po ofendon intelektin e qytetarëve.”, tha Zaev.
Zaev gjithashtu theksoi se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt. “Nëse mundemi në markete dhe kafene mundemi edhe të votojmë”, tha ai.