9.4 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë Francë i pasur llogaritet ai që ka të ardhura mujore prej...

Në Francë i pasur llogaritet ai që ka të ardhura mujore prej 3.470 euro

 Sipas Raportit nga Observatori i Pabarazive, organ i pavarur, kur një person ka të ardhura neto mujore prej 3.470 euro me taksat e paguara dhe përfitimet sociale, ose dy herë më shumë se të ardhurat mesatare personale, mund të konsiderohet si i pasur në Francë.

Në këtë mënyrë, pragu i pasurisë do të ishte 5.205 euro për një çift pa fëmijë, 7.227 euro për një çift me dy fëmijë, 8.328 euro për një çift me tre fëmijë.

Nivelet e të ardhurave nuk përcaktohen rastësisht, shpjegon Lui Morin, drejtor i Observatorit të pabarazisë.

“Ne konsiderojmë se pragu i varfërisë është e ardhur mesatare e ndarë në dysh. Pra, ne bëmë operacionin e kundërt. Ne kemi dyfishuar të ardhurat tona mesatare me dy”, thekson Morin.

Më të pasurit që janë një për qind mesatarisht marrin 15.000 euro në muaj. Pragu për hyrjen në këtë kategori është vendosur në 6.800 euro. Sa i përket ultra të pasurve, të ardhurat e tyre tejkalojnë një milion euro në muaj, por ato janë disa “shefa të mëdhenj” dhe yje të futbollit.koha.mk

Sipas raportit, rreth 10 milion njerëz në Francë jetojnë në familje që zotërojnë më shumë se tre herë pasuri mesatare, ose pasuri prej të paktën 490.000 euro.

Franca është një nga ato vende ku të pasurit janë shumë të pasur edhe kur paguajnë taksat e tyre. Përkundër besimit popullor, përveç Zvicrës, Franca është një vend me një për qind të popullsisë që ka standardin më të lartë të jetesës, thuhet në raport. Në Gjermani dhe Britani të Madhe, të pasurit janë më pak të pasur. Në Itali, Suedi apo Belgjikë, standardi i jetesës së super të pasurve janë madje qartë nën nivelin e Francës, të paktën 5.000 euro në muaj (në vend të 6.800 eurove në Francë).

Ashtu si në Zvicër, të pasurit marrin 5,7 për qind të të ardhurave kombëtare, gjë që e vendos Francën në krye të vendeve evropiane sipas këtij kriteri.

Në 20 vite, të pasurit janë ndarë nga klasa e mesme. Në vitin 1996, diferenca në mes standardit mesatar të jetesës së popullatës dhe standardit mesatar të jetesës së më të pasurve ishte 10 për qind, ose 27.800 euro në nivel vjetor. Në vitin 2017, diferenca ishte 36.300 euro.

Sipas tabelës së Observatori, më të pasurit jetojnë në Paris dhe rrethinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments