9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVetëvendosje kërkon interpelancë mbi heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë

Vetëvendosje kërkon interpelancë mbi heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot kërkesën për interpelancë në Kuvend mbi heqjen e masave të reciprocitetit të Republikës së Kosovës ndaj Serbisë.

Heqja e masave të reciprocitetit, është heqje dorë nga subjektiviteti shtetëror, kurse lejimi nga Qeveria e paligjshme dhe jo legjitime i emërtimeve jo kushtetuese në kohën përkundër se kishte filluar të respektohej emërtimi kushtetues Republika e Kosovës, është zmbrapsje e dëmshme politike dhe tregtare për shtetin e Kosovës, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë në Facebook:

Interpelancë mbi heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë – kërkojmë rivendosjen e tyre sa më parë

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për interpelancë mbi heqjen e masave të reciprocitetit të Republikës së Kosovës ndaj Serbisë.

Reciprociteti është parim ndërkombëtar që bazohet në barazinë midis shteteve. Republika e Kosovës me shpalljen e pavarësisë ka subjektivitet ndërkombëtar dhe dokumentacioni apo çdo formë tjetër ndërveprimi në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk mund të jetë ndryshe përpos se reciproke.

Barazia është parakusht, kurse reciprociteti definon shtetësinë e Kosovës në raportet me të tjerët, e sidomos me Serbinë. Është obligim shtetëror e kushtetues, përveçse në interes të shtetit që qytetarët, ndërmarrësit dhe profesionistët të trajtohen barabarësisht e pa paragjykime.

Heqja e masave të reciprocitetit, është heqje dorë nga subjektiviteti shtetëror, kurse lejimi nga Qeveria e paligjshme dhe jolegjitime i emërtimeve jo kushtetuese në kohën përkundër se kishte filluar të respektohej emërtimi kushtetues Republika e Kosovës, është zmbrapsje e dëmshme politike dhe tregtare për shtetin e Kosovës.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments