6.2 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeA Sh dënon sjelljen e Merkos: Po bëhet shkaktar për shpërndarjen e...

A Sh dënon sjelljen e Merkos: Po bëhet shkaktar për shpërndarjen e virusit

Aleanca për Shqiptarët në Strugë ka reaguar sot në lidhje me deklarimet e Kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, i cili theksoi se ardhja e shume vizitorëve nga zonat e prekura nga virusi korona, nuk përbën rrezik. Sipas opozitarëve të Aleancës, në vend që Merko si kryetar komune të jetë shembull për qytetarët, me sjelljet e tij, sipas kësaj partie, Merko po bëhet shkaktar për shpërndarjen e virusit, përcjell in7.

Ky është reagimi i plotë:

Një zyrtar me post të rëndësishëm asnjëherë nuk duhet të neglizhojë seriozitetin e situatës, e sidomos seriozitetin e situatës së krijuar nga pandemia Covid 19, me të cilën për shkak të keq menaxhimit të pushtetit vendi jonë po përballet me pasoja të rënda shëndetësore dhe ekonomike!
Fatkeqësisht kur një kryetar komune në vend se të bëhet shembull për qytetarët dhe respektimin e masave, luan rolin e ekspertit dhe keq informon qytetarët bëhet edhe arsye për shpërndarje të virusit edhe më shumë.
Dënojmë ashpër deklaratat e kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko sipas të cilit vizitat e qytetarëve në Strugë nuk paraqesin rrezik dhe për këtë kërkojmë përgjegjësi nga i njëjti për neglizhencën e treguar!
Situata që dita ditës po del jashtë kontrollit për shkak të mos marrjes seriozisht të situatës do t’i kushtojë shumë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut si nga aspekti shëndetësor, ashtu edhe në aspektin ekonomik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments