7.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeNaqe Çulevi / Flet për datën e zgjedhjeve dhe sulmet ndaj MPB-së

Naqe Çulevi / Flet për datën e zgjedhjeve dhe sulmet ndaj MPB-së

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev konsideron se vendit i duhen zgjedhje korrekte dhe demokratike, por në këtë moment, kur qytetarët pa frikë për shëndetin e tyre do të dalin dhe do ta mbështesin atë te i  cili nuk besojnë.

Çulevi në intervistën për Republikën thotë se Ministria e Punëve të Brendshme do t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe bën apel për arsyeshmëri gjatë marrjes së çfarëdo vendimeve të cilat do të nënkuptojnë  rrezikim të shëndetit të kombit dhe do ta sillnin në pikëpyetje kredibilitetin e këtyre zgjedhjeve.

Lidhur me karantinën 80 orëshe për fundjavë në qytete të caktuara, mes të cilave edhe kryeqyteti, Çulevi thekson se vendimet të cilat i merr Qeveria kanë të bëjnë në kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe ata janë pjesë e masave drejtuar ndaj përballjes me koronavirusin, por konsideron se vendimet merren me argumente të pamjaftueshme dhe bazohen më shumë në politikë, sesa në fakte reale.

“Kjo veçanërisht ishte e dukshme kur çështja për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare u bë aktuale në opinion. Ndikimi politik mbi punën e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse vendimet e të cilit Qeveria në përgjithësi i pranon, për fat të keq kanë ndikim të madh dhe serioz në gjendjen e sotme në të cilën ndodhet vendi ynë, ndërsa lidhur me pandeminë e Kovid-19”, konsideron Çulevi.

Lidhur me akuzat periudhën e fundit se ai ka përgjegjësi për rritjen e të infektuarve të rinj, për shkak të mosveprimit të MPB-së, Çulevi thotë se Qeveria duke dashur t’i mbulojë politikat e pasuksesshme dhe joefikase në përballjen me krizën përgjegjësinë e hedh mbi të si përfaqësues i vetëm i opozitës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments