BallinaLajmeBinas Pajaziti -Lëvizja Besa / Kur BDI e kuptoi se nuk do... LajmeMaqedoni Binas Pajaziti -Lëvizja Besa / Kur BDI e kuptoi se nuk do jetë pjesë e qeverisë BESA-LSDM, lidershipi i BDI u bë patriot, kërkoi pas 18 viteve kryeministër shqiptar By admin 05.06.2020 0 854 Share FacebookXPinterestWhatsApp Kur BDI e kuptoi se nuk do jetë pjesë e qeverisë BESA-LSDM, lidershipi i BDI u bë patriot, madje edhe ngjyrat i ndërruan brenda natës nga e kaltërta në të kuqe edhe pse 16 vite si pjesë e pushtetit qendror dhe lokal ata ngelën të shurdhët. Ngelën të shurdhët, sepse prioritet nuk i kishin shqiptarët, por tenderat dhe xhepat e tyre… Pas dështimeve të njëpasnjëshme… Po dëshmojnë se synim kryesor nuk i kanë shqiptarët dhe barazinë e tyre, por si ti kontrollojnë votat e shqiptarëve nëpërmjet policisë, DSK dhe BFI. Po ti kishin synim shqiptarët do të ishin përpjekur të ndryshonin diçka kur u bënë ndryshimet kushtetuese, të paktën shqiptarët të ishin kategori kushtetuese dhe jo 20 % e popullit që jeton në Maqedoninë e Veriut, po pse jo që edhe kryeministri të jetë shqiptarë?! Po e ripostoj këtë reagim të vitit të kaluar April 3, 2019 E keqja e shqiptarëve nuk është as VMRO, as SDSM, por vazalët e tyre që lejuan vite me radhë diskriminimin e shqiptarëve nëpërmnjet projekteve kryekëput antishqiptare si: > Shkupi 2014 – projekt monoetnik dhe monofetar (BDI dhe PDSH votuan mbi 8 buxhete dhe po aq rebalance), > Enciklopedia maqedonase, > Tekstet shkollore me përmbajtje fyese për shqiptarët, > Ndërtimi i kishës në Kalanë e Shkupit, > Dështuan në decentralizimin e pushtetit lokal edhe pse kjo ishte njëra ndër shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit (Maqedonia Veriore vazhdon të jetë vendi me pushtet më të centralizuar në Evropë), > Partizimi i administratës, policisë, ushtrisë, gjykatave, prokurorive, shëndetësisë, kulturës, > Nuk sollën investitor të huaj në rajonet shqiptare, > Kodra e Diellit pa investime , > Ndërtimet pa asnjë kriter urban – mafia politike uzurpoi çdo hapësirë publike, > Tetovën e vitit 2019/2020 arritën ta kthejnë në një katund të madh – pa bulevarde, pa transport publik, pa bibliotekë qyteti, pa park qyteti, përplot me hedhurina… > E shitën pasurinë dhe na e shkatërruan të sotmen; > Na e mohuan gjuhën dhe na e zvogëluan flamurin, > I nëpërkëmbën traditat, besën dhe nderin e shqiptarisë, > E diskredituan luftën e 2001-shit, > NUK e zgjodhën statusin e ish luftëtarëve të UÇK-së, > Vënduan ministra kukulla – me hipoteka, të disiplinuar dhe të frikësuar, > E manipuluat dhe e shitët rininë për tenderat tuaj, > E vratë ardhmërinë dhe shpresën! Shqiptarët e Maqedonisë Veriore duhet ta #rikthejnë besimin e humbur në #fuqinë e tyre #vepruese, në #potencialin_ekonomik dhe #intelektual për ndryshimin e fatit të tyre. Lëvizja BESA është një mundësi! Respekte për të gjithë ata që janë angazhuar në këtë subjekt duke e parë #Lëvizjen_BESA si një mundësi dhe kryesorja me dëshirë, pasion e angazhim për ta ndryshuar aktualitetitin politik, për ta bërë vendin tonë një #shtëpi_me_themele_të_forta! Bëhu edhe ti pjesë e #Lëvizjes_BESA! Share FacebookXPinterestWhatsApp Artikulli paraprakASH: Ahmeti flet për kryeministër shqiptar, bojkotoi presidentin shqiptar dhe iku nga votimi i kryeparlamentarit shqiptar!Artikulli tjetërKryetari i Komunës së Gostivarit vizitë urimi te U.D. Kryetari BFI-së admin RELATED ARTICLES Lajme PISA si stafetë: Janevska ia lë fajin të kaluarës, por kush do ta marrë përgjegjësinë për të ardhmen? PISA nuk ka parti, por ministrat... 10.09.2026 Lajme Janevska: Rezultatet e PISA-s janë pasojë e reformave të mëparshme, efektet e reformës së re do të shihen pas 9-10 vitesh 10.09.2026 Lajme Bujar Osmani: Kemi komunikuar me VMRO, BDI kërkon zgjedhje të parakohshme, “po përgatitemi për pranverën 2027” 10.09.2026 - Advertisment - Most Popular PISA si stafetë: Janevska ia lë fajin të kaluarës, por kush do ta marrë përgjegjësinë për të ardhmen? PISA nuk ka parti, por ministrat... 10.09.2026 Janevska: Rezultatet e PISA-s janë pasojë e reformave të mëparshme, efektet e reformës së re do të shihen pas 9-10 vitesh 10.09.2026 Bujar Osmani: Kemi komunikuar me VMRO, BDI kërkon zgjedhje të parakohshme, “po përgatitemi për pranverën 2027” 10.09.2026 Pse ka një rikthim të emrit PPD në diskursin publik kohëve të fundit, sidomos në materiale që prekin historinë politike shqiptare. 10.09.2026 Më shumë Recent Comments