16.8 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeKryetari i Komunës së Gostivarit vizitë urimi te U.D. Kryetari BFI-së

Kryetari i Komunës së Gostivarit vizitë urimi te U.D. Kryetari BFI-së

U.d. Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut Hfz. Shaqir ef. Fetai, në selinë e Rijasetit ka pritur Kryetarin e Komunës së Gostivarit dr.Arben Taravari, i cili i dëshiroi sukses dhe punë të mbarë në udhëheqjen e institucionit më të vjetër në vend, atij Islam.Gjatë këtij takimi të ngrohtë e miqësor, u.d. Reisul Ulema H. hfz. Shaqir ef. Fetai bëri një përshkrim të shkurtër të ngjarjeve, angazhimeve e aktiviteteve të BFI si dhe punëve që e presin këtë institucion në të ardhmen.Nga ana tjetër, z. Taravari shprehu kënaqësinë e Tij dhe besimin se i zgjedhuri ushtrues i detyrës Reisul Ulema H. hfz. Shaqir ef. Fetai ka kapacitet, energji dhe njohuri që tu bëjë ballë sfidave që e presin Bashkësinë Fetare Islame në të ardhme. Ai gjithashtu e uroi dhe i dëshiroi shumë suksese në punë bashkë me stafin e tij.GS

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments