Sot drejtori i ndermarjes, Resurset energjetike nacionale Bajram Rexhepi, ka zhvilluar një diskutim virtual me Ambasadoren e ShBA-së, znj. Kate Marie Byrnes, dhe me këtë rast ka diskutuar me të rreth pandemisë dhe ndikimit të këtij virusi në investimet kapitale.
Sipas z. Rexhepi, është diskutuar edhe për zhvillimin e sektorit energjetik dhe diversifikimin e burimeve të energjisë
Rreth takimit, z. Rexhepi ka shkruar në rrjetin social si vijon: Sot, në takim virtual, me ambasadoren e SH.B.A.-ve, ekselencen e saj, Kate Marie Byrnes, diskutuam për zhvillimin e sektorit energjetik, ndikim e pandemisë në rrjedhën e investimeve kapitale, dhe diversifikimin e burimeve tona të energjisë.