Avdullah Hoti u zgjodh kryeministër i Kosovës më një parlament gjysmë të boshatisur dhe me protesta nga ana e VV.
Pas rrëzimit të Albin Kurtit, LDK dhe ish-partitë opozitare kanë zgjedhur me 61 vota pro dhe 24 kundër dhe 1 abstenim, Avdullah Hotin si kryeministër.
Vjosa Osmani e LDK refuzoi të drejtojë seancën dhe braktisi punimet e parlamentit.
Kuvendi i Kosovës me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim votoi për Qeverinë Hoti. Të pranishëm në Kuvend ishin 86 deputetë.
LDK do të ketë në kabinetin qeveritar këta emra:
Avdullah Hoti-kryeministër
Driton Selmanaj – zëvendëskryeministër;
Hykemte Bajrami – Ministre e Financave;
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes;
Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit;
Agim Veliu- Ministër i Punëve të Brendshme;
Arban Abrashi- Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit;
Armend Zemaj- Ministër i Shëndetësisë;
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
Nga radhët e AAK-së janë:
Besnik Tahiri- Zëvendëskryeministër i parë
Meliza Haradinaj- Ministre e Punëve të Jashtme
Selim Selimi- Ministër i Drejtësisë,
Blerim Kuçi- Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit
Ramë Lika- Ministër i Arsimit
Nga radhët e Nismës Socialdemokrate:
Albulena Balaj-Zëvendëskryeministre
Skënder Reçica-Ministër i Punës
Vesel Krasniqi- Ministër i Tregtisë dhe Industrisë
Nga minoritetet:
Goran Rakiq-Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Pushtetit Lokal
Dalibor Jevtic- Ministër i Kthimit dhe Komunitetit
Enis Kervan-Ministër i Zhvillimit Rajonal.