Drejtoritë e inspektorateve shëndetësore rajonale e hoqën ndalesën për karantinë të obligueshme të personave të cilët kanë hyrë në territorin e Republikës së Bullgarisë në periudhën nga 20.05.2020 – 31.05.2020, kjo vlen për personat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Kjo ka të bëjë me qytetarët për të cilët arsyeja për karantinë nuk është kontakti me person të infektuar me Kovid-19, citohet në dekretin e ri të ministrit bullgar të Shëndetësisë Kiril Ananiev, transmeton BGNES.
Për të gjithë personat të cilët në periudhën nga data 20.05.2020 – 31.05.2020 kanë hyrë në territorin e Republikës së Bullgarisë nga Mbretëria Suedeze, Britania e Madhe, Irlanda Veriore, Mbretëria e Belgjikës, Republika e Irlandës, Republika e Portugalisë, Mbretëria Spanjolle, Republika e Maltës dhe Italia, mbesin në fuqi masat e karantinës.
Të gjithë personat që hyjnë në Bullgari nga këto vende, si dhe nga të gjitha vendet e treta, me përjashtim të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, do të vendosen në karantinë në periudhën prej 14 ditëve në shtëpi ose në ndonjë vend tjetër ku personi do të tregojë se do të qëndrojë, me urdhëresë të dhënë nga drejtori i Inspektoratit shëndetësor rajonal relevant ose person zyrtar i autorizuar nga ai.