Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri përmes profilit të tij në Facebook ka sqaruar se kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sot ka gabuar pa dashje në deklaratën e tij duke shtuar se ka ngatërruar Bajramin dhe Ramazanin. Zekiri thekson se nuk ka pasur leje për lëvizje gjatë orës policore dhe se nuk ka shkuar askund për iftar, por që dalja e tij e parë ka qenë gjatë festës së Bajramit ku ka vizituar familjen më të afërt.
“Gjatë gjithë kohës që ka zgjatur ora policore as nuk kam pasur leje për lëvizje, as kam shkelur ndonjëherë ndonjë nga masat e ndalimit të qarkullimit! Gjatë gjithë kohës që ka zgjatur muaji i Ramazanit, të gjitha darkat e iftarit i kam relizuar në shtëpi, vetëm me anëtarët e familjes – dhe pa vizita nga askush.Dalja ime e parë ka qenë në festën e Bajramit, ku kam realizuar vizitë në familjen e ngushtë. Ata njerëz fillimisht do të testohen, deri më tani vetëm kemi rezultuar pozitivë me koronavirus” , shkruan mes tjerash Zekiri.