Departamenti i Arsimit pranë “Aleancës për Shqiptarët” me skepticizëm dhe të indinjuar priti lajmin për tri masat ekonomike për të rinjtë, të aprovuar nga qeveria ku vetëm avancon familjet e pasura ndërsa ato me status të rënduar social do të vazhdojnë që mos të kenë qasje në mësimin online.
Masa e parë me të cilën çdo nxënësi dhe studenti i jepen kartela bankare me vlerë prej 3000 denarësh ku i avancon fëmijët e familjeve të funksionarëve dhe në asnjë mënyrë nuk ndihmon fëmijët me status të rënduar social. Për ta ilustruar me shembull, çdo funksionari të BDI-së që ka rrogë mbi 40.000 denarë dhe ka dy fëmijë nën moshën 29 vjeçare i cili ka dhuruar prej rrogës së tij 6000 denarë në fondin solidar për shëndetësi, tani ato të holla i kthehen me anë të kartelave bankare nga kjo masë!
Masa e dytë, çdo studenti me status të rënduar social i jepen kartela bankare me vlerë prej 6000 denarë. Kjo masë populiste tregon realitetin e hidhur të vendit tonë ku një i ri i varfër, vetëm për një muaj jeton në botën imagjinare e pastaj vetëm pas një muaji kthehen në botën reale.
Masa e tretë 30.000 denarë për të rinjtë që dëshirojnë të ndjekin kurse të TIK-ut (teknologjisë informative kompjuteristike), paramendoni një nxënës ose student që nuk ka mundësi të ndjek mësimin për shkak të pandemisë dhe nuk ka kompjuter, laptop ose telefon të mençur për ta ndjek mësimin online u mundësohet firmave të TIK-ut, që rangohen prej firmave me kapital më të lartë që edhe më tepër të pasurohen.
Përkundër mangësive të këtyre masave, edhe më ironik është fakti se BDI edhe këto masa i promovoi nga selia e saj partiake, duke manipuluar qytetarët. Rikujtojmë edhe njëherë se çdo masë e qeverisë bëhet nga buxheti i shtetit i cili mbushet me paratë e taksapaguesve, qytetarëve të cilët ndershëm fitojnë dhe paguajnë obligimet e tyre!
Departamenti i Arsimit pranë “Aleancës për Shqiptarët” propozon që qeveria të lejë këto masa populiste, por të sjell masa që çdo fëmijë të furnizohet me laptopa ose telefona të mençur. Njëkohësisht të përgatisë terrenin që prej 1 shtator, në rast se nuk krijon kushte të favorshme për të vazhduar mësimin në banka shkollre, të paktën të ketë programe për mësim online dhe me ndihmën e arsimtarëve gjatë verës këto njësi të incizohen.
Aleanca për Shqiptarët-Departamenti i Arsimit,
01 qershor 2020