Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu nëpërmjet rrjetit social Fejsbuk ka njoftuar se është vetëizoluar për shkak se ka mësuar se një persona me të cilin ka pasur kontakt ditëve të fundit, ka rezultuar pozitiv për Kovid-19.
Më tej, i pari i Çairit në njoftim ka shprehur edhe shqetësimin për mënyrën se si po zhvillohet situata me Kovid-19 dhe ka bërë apel deri te qytetarët e Çairit për kujdes, përmbajtje, ndaj masave të parapara dhe situata të trajtohet me seriozitet, pas siç thotë, “gjendja nuk duket aspak e mirë dhe gjithmonë mund të përshkallëzohet për më keq”.