6.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeIzolohet shefi i shërbimit për komunikim dhe këshilltari i Zaevit / Zabërçanec...

Izolohet shefi i shërbimit për komunikim dhe këshilltari i Zaevit / Zabërçanec ka pasur kontakt me Zekirin

Pas lajmit se Muhamed Zekiri i LSDM’së ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19, Udhëheqësi i Shërbimit për Komunikim në Qeveri dhe Këshilltari special i Kryeministrit, Marjan Zabërçanec, ka njoftuar se e ka takuar Zekirin. Edhe pse sipas tij, në takim e kanë ruajtur distancën, kanë mbajtur maska dhe ka dezinfektuar duart, sërish pas konsultimeve me epidemiologët, ka vendosur të hyjë në vetizolim, ndërsa brenda javës do të bëjë testin për Covid-19

“Pas lajmit se shoku Muhamed Zekiri ka test pozitiv të COVID-19, me rekomandim të epidemiologëve prej sot jam në izolim shtëpiak. Me Zekirin isha në mbledhje që u mbajt të enjten pasdite, në distancë prej 1.5 metrash, me maskë mbrojtëse dhe me dezinfektim adekuat para dhe pas mbledhjes. Sigurisht, për t’iu larguar edhe rrezikut më të vogël, do ta zbatoj izolimin e rekomanduar”, ka shkruar mes tjerash, Marjan Zabërçanec

Izolohet shefi i shërbimit për komunikim dhe këshilltari i Zaevit / Zabërçanec ka pasur kontakt me Zekirin
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments