Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot i ka reaguar përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak-ut lidhur me masat e reja të reciprocitetit ndaj Serbisë. Kurti përmes një shkrimi në Twitter është shprehur se “refuzimi i parimit të reciprocitetit në Republikën e Kosovës është të mohosh ushtrimin e të drejtave të tij sovrane”. Sipas Kurtit, Kosova dëshiron marrëdhënie të drejta me fqinjët e saj. “Dialogu është midis dy të barabartëve dhe Serbia duhet ta shohë Kosovën si të barabartë në çdo tryezë.”, ka shkruar Kurti. Ai më tutje, ka shkruar rreth heqjes graduale të tarifës ndaj Serbisë. “Që atëherë, Qeveria prezantoi masa të reciprocitetit me Serbinë – të gjitha si përgjigje ndaj një gamë të gjerë të barrierave jo tarifore që Serbia ka kundër Kosovës. Kur do të identifikohen pengesat e mëtejshme, do të zbatohen masa të mëtejshme të reciprocitetit.”, ka shknruar Kurti më tutje. Ndërkohë, Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak është shprehur i zhgënjyer me masat e reja të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë dhe ka kërkuar që ato të hiqen./21Media