8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBritania do bëhet më e nxehtë se Maroku’/ Ekspertët paralajmërojnë rritje temperaturash

Britania do bëhet më e nxehtë se Maroku’/ Ekspertët paralajmërojnë rritje temperaturash

Mbretëria e Bashkuar po përjeton temperatura më të larta se Maroku, me zhivën e termometrit që ngjitet drejt 30 gradëve Celsius, teksa vendi po përjeton majin më të nxehtë në 176 vjet.

E hëna shënon ditën e parë të verës dhe moti i thatë e me diell ka pushtuar pjesën më të madhe të vendit, raporton TheSun.

Sipas të përditshmes së njohur, ditët më të nxehta të vitit pritet të mbërrijnë këtë javë, pasi të martën parashikiemt janë që temperaturat të shkojnë në 30 gradë Celsius.

“Ka shumë gjasë që këto temperatura të kemi nga e marta ose e mërkura në Anglinë jugore, por edhe në Veri mund të shënohen 26 gradë Celsius, cka e bën më të nxehtë sesa Essaouira e Marokut ku termometri shënon 23 gradë”, tha metereologu Aidan McGivern. Më vonë gjatë javës pritet një front I ftohtë, me temperaturat që llogaritet të bien në 15 gradë Celsius, e në Skoci mendohet se do të bjerë dhe borë. Por pas kësaj vale të beftë të ftohti, I nxehti do të rikthehet sërish disa ditë më vonë.

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments