10.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaTensionohet situata në SHBA, protesta dhe trazira kundër racizmit në mbi 30...

Tensionohet situata në SHBA, protesta dhe trazira kundër racizmit në mbi 30 shtete

SHBA-të po kalojne dite të trazuara.

Përgjaken protestat kundër racizmit në Amerikë, të cilat janë përhapur në mbi 30 shtete. Për të katërtën ditë radhazi pati manifestime paqësore, por edhe trazira e përleshje me policinë, dy prej të cilave me fatalitete.

Në Okland të Kalifornisë një agjent policie humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Ndërsa, në Detroid të Miçiganit, një 19-vjeçar mbeti i vrarë nga të shtënat me armë që vinin nga një automjet. E gjithë kjo valë protestash ka nisur si një lëvizje për të kërkuar drejtësi për George Floyd, i cili humbi jetën pas një arrestimi të dhunshëm nga policia në Mineapolis.

Qindra persona manifestuan edhe jashtë Shtëpisë së Bardhë, ku nuk munguan trazirat. Shërbimi sekret u konfrontua me ata që kërkonin drejtësi, teksa protestuesit mbanin në duar fotografi të Floyd dhe brohorisnin fjalët e tij të fundit “Nuk marr dot frymë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments