SHBA-të po kalojne dite të trazuara.
Përgjaken protestat kundër racizmit në Amerikë, të cilat janë përhapur në mbi 30 shtete. Për të katërtën ditë radhazi pati manifestime paqësore, por edhe trazira e përleshje me policinë, dy prej të cilave me fatalitete.
Në Okland të Kalifornisë një agjent policie humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Ndërsa, në Detroid të Miçiganit, një 19-vjeçar mbeti i vrarë nga të shtënat me armë që vinin nga një automjet. E gjithë kjo valë protestash ka nisur si një lëvizje për të kërkuar drejtësi për George Floyd, i cili humbi jetën pas një arrestimi të dhunshëm nga policia në Mineapolis.
Qindra persona manifestuan edhe jashtë Shtëpisë së Bardhë, ku nuk munguan trazirat. Shërbimi sekret u konfrontua me ata që kërkonin drejtësi, teksa protestuesit mbanin në duar fotografi të Floyd dhe brohorisnin fjalët e tij të fundit “Nuk marr dot frymë”.