12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaqedonia e Veriut mes vendeve për të cilat nga 15 qershori lejohet...

Maqedonia e Veriut mes vendeve për të cilat nga 15 qershori lejohet hyrja në Greqi

Vendi ynë është mes 29 shteteve të Evropës dhe botës, për të cilat nga 15 qershori do të lejohet udhëtimi në Greqi, sipas listës së Ministrisë për turizëm të Greqisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Siç dihet tashmë, për hyrje në Greqi nuk do të nevojitet test, por do të bëhen analiza të rastit.

Nga Ministria e Turizmit në Greqi kumtojnë se lista konkrete është bërë prejse është studiuar profili epidemiologjik i vendeve prej ku vijnë turistët, janë marrë parasysh kumtesat e djeshme të Agjencisë Evropiane për Siguri në aviacion (EASA), si dhe rekomandimi adekuat nga Komisioni për sëmundje ngjitëse të Ministrisë greke për Shëndetësi.

Në listën e Ministrisë për turizëm të Greqisë janë vendet në vijim: Shqipëria, Australia, Austria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Gjermania, Estonia, Danimarka, Zvicra, Japonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Qipro, Libani, Lituania, Malta, Mali i Zi, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja Jugore, Hungaria, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Çekia, Finlanda dhe Letonia.

Për vendet të cilat nuk janë përfshirë në listë, mbesin në fuqi rregullat aktuale, derisa sërish para fazës së dytë të hapjes së turizmit grek më 1 korrik, do të shpallet listë e re.

Nga Ministria e Turizmit të Greqisë, kumtojnë se “në çdo rast, ndjekja epidemiologjike dhe vlerësimi do të jenë të vazhdueshme”. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments