10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNaqe Çulevi : ASK ende me mundësi për ndjekjen e komunikimeve...

Naqe Çulevi : ASK ende me mundësi për ndjekjen e komunikimeve…

Ministri teknik i punëve të brendshme, Naqe Çulev, deklaroi se Agjencia për Siguri Kombëtare në mënyrë të paligjshme ende është  pjesë e sistemit për ndjekje të komunikimeve. Prandaj sipas ministrit nuk janë respektuar rekomandimet e Pribesë rreth kësaj çështje, ndërsa kjo, sipas tij, është konstatuar nga shërbimet profesionale.                                           “Katër vite pas raportit të parë të Pribesë, gjendja me ish DSK-në mbetet në pjesën më të madhe e pandryshuar. Agjencia për Siguri Kombëtare është ende pjesë e sistemit për ndjekje të komunikimit, në kundërshtim me ligjin, respektivisht ende kanë qasje në të gjitha bisedat telefonike që janë pjesë e lëndëve për përgatitje operative nga ana e MPB-së.”,- tha Naqe Çulev nga MPB.                                                                                         Sipas ministrit, Agjencia Teknike-Operative ende nuk ka siguruar lidhjen teknike me strukturat përgjegjëse në MPB. Agjencia për Siguri Kombëtare ende posedon rolin ndërmjetësues, që nënkupton se ende ka mundësi teknike që ASK-ja të depërtojë në ndjekjen e komunikimeve që zhvillohet për nevojat e MPB-së gjatë hetimeve të rasteve penale, tha Çulev. Kjo, sipas ministrit të brendshëm dëshmon se reforma në pjesën e ndjekjes së komunikimeve në esencë nuk është realizuar, prandaj e pyeti ish ministrin e brendshëm dhe kryeministrin aktual, Oliver Spasovski, pse nuk janë realizuar reformat në këtë sferë dhe kërkoi nga prokuroria që ta hetojë rastin. Por, kryeministri, Oliver Spasovski, e demanton ministrin Çulev, duke theksuar se reforma rreth ndjekjes së komunikimeve është realizuar qartë. “Ne kemi Agjenci Operative Teknike pa të cilën nuk ka qasje te operatorët e telekomunikimeve në vend, prandaj u bë kjo reformë. Agjencia për Siguri Nacionale ka të drejtë të ndjek komunikimet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e rregullit kushtetues dhe mbrojtje nga krimi dhe korrupsioni i lartë. Ndërsa procedurat hetimore i zhvillojnë organet që janë kompetent për këtë.”,- tha kryeministri,  Oliver Spasovski. Ministri i brendshëm, Çulev, njëherit paralajmëroi se Ministria e Brendshme do të publikojë informacione për bartësit e funksioneve publike të cilët janë kryerës të mundshëm të veprave penale, por nuk dha detaje se për çfarë veprash apo për cilët bartës të funksioneve bëhet fjalë.  “Lidhur me hetimet që paralajmërova, desha të them se në të kaluarën si MPB, përveç koncentrimit në realizimin e masave të qeverisë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, MPB nuk e ka humbur rolin zbulues përkatësisht aktivitetet në sferën e zbulimit të kryerësve të veprave penale sidomos në sferën e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në periudhën që vjen do të publikojmë edhe informacione edhe për disa bartës funksionesh për të cilët tanimë ka informacione të caktuara të cilët janë kryerës të mundshëm të veprave penale.”,- u shpreh Naqe Çulev nga MPB.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments