Autore: Sibela Alimovska
Një grua që zgjedh një partner shumë më të vjetër, fillon një marrëdhënie me të dhe po planifikon një martesë, ka shumë të ngjarë të ketë disa marrëdhënie të pazgjidhura në familjen parësore. Zakonisht bëhet fjalë për marrëdhëniet me babanë – mungesa e figurës së babait ose ai, si prind me autoritet absolut, kështu që vajza më vonë e kërkon figurën e tijë në zgjedhjen e partnerit të sajë.
Shumë e qartë pse burrat e moshuar i pëlqejnë vajzat më të reja duke e ditur se ato janë më tërheqëse, kujdesen më shumë për pamjen e tyre dhe janë më të disponuara për marrdhënie seksuale. Po pse vajzat “bien” në prehërin e burrave të moshuar? Përgjigja e parë që vjen në mendjen e njerëzve është paraja, megjithëse nuk është plotësisht e pasaktë, ajo është vetëm një pjesë e përgjigjes.
Në mendjen e një burri rreth 70-ave që vendos për të marrë një grua më të re se vetja teoritë janë të shumta por të gjithë arrijnë në një emërurs të përbashkët që del nga nevoja për ti treguar vetes dhe të tjerëve që ai është ende me fuqi të plotë fizike dhe seksuale, me dëshirë për të provuar të njëjtat ndjesi që provoheshin në moshë 30 vjeç me një vajzë që ndihet e tërhequr nga një mashkull më i madh.
Një rast eksplicit dhe shumë ekskluziv për ne shqiptarët brenda këtyre tre ditëve ka qënë pikërisht martesa e kryebashkiakut të BFI-së me një vajzë shumë më te re e cila ka tronditur kombin shqiptar. Nga fotografia shihet një buzëqeshje e hidhur dhe një kapje për dore ku shkëlqen ora maramendase Rulex me kosto prej dhijetra mijë euro në dorën e vajzushes së fjetur me gjëlpërë për së gjalli e cila mban shiqimin e fiksuar detyrimusht në fokusin e okularit të fotoaparatit me “efekt të Sheherezadës” duke u humbur për një çast në kohën arabe.
Kjo martesë bukur e inskenuar nga shërbimet sekrete për çështje politike dhe korrupcion të thellë brenda institucional po lënë një njollë të zezë dhe shqetësim tek kombësia shqiptare e cila ka paraqitur turbulenca dhe ngritje tensionesh tek masa intelektuale për manipulime dhe malleverzime me ndjenjat shqiptare në ditën e fundit të muajit më të shenjtë që është një dëshmi e gjallë e tradhëtise së një imami servil.
Një rast i këtill me elemente të imponuara arabofile nuk ka të bëjë aspak me traditat shqiptare në raport me lidhjen e martesës së shëndosh gjë që nuk mund të akceptohet por as të meret si shembull nga gjeneratat e reja të cilat jetojnë në një shtet ku egzistenca materijale dhe çrregullimet e imponuara nga jashtë dita ditës i detyron të kapin valixhen dhe ta marin rrugën e Europës, sepse qëndrimi afat gjatë në këtë rreth të improvizuar shoqëror i detyron të punojnë për kryeshefat e strukturave të drogës, tranzicionit dhe prositucionit.
“Feja e shqiptarit është shqiptaria”, kjo shprehje emblemë e Rilindjes sonë ka kuptimin e unitetit kombëtar dhe respektin ndërfetar, andaj le të shërbejë për forcimin tonë moral të mos bijem në kurthin e kuzhinave antishqiptare.