4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAksi i ri Tetovë-Brodec pjesë e mundshme e rrugës për në Prizren

Aksi i ri Tetovë-Brodec pjesë e mundshme e rrugës për në Prizren

Rruga që komuna e Tetovës e vazhdoi nga lokaliteti Banjicë deri në Brodec në të ardhmen mund të jetë trase për vazhdim të ri me qëllim të realizimit të projektit të madh për lidhje komunikacioni përmes Malit të Sharrit të qytetit me Prizrenin në Kosovë.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi sqaron se tani siç është rruga Tetovë-Brodec, është vetëm aks i karakterit lokal, përderisa për vazhdim drejt Prizrenit pret projekt shtetëror.

Aksi i ri Tetovë-Brodec pjesë e mundshme e rrugës për në Prizren

“Rruga Tetovë-Prizren ka një studim jo të plotë të fizibilitetit, një analizë që duhet të shndërrohet në studim fizibiliteti. Nëse do të ishte rrugë ndërshtetërore, ajo ka çmim absolutisht të lartë dhe nuk mund të jetë kjo rrugë lokale që ne po ndërtojmë. Për ne fillimisht ka funksion rekreativ. Kjo është arsyeja pse ne si qyteti i Tetovës jemi shumë të interesuar për rrugën Tetovë-Prizren, por kjo duhet të jetë çështje e projektit më të madh që duhet të jetë shtetëror. Pra, komuna nuk mund ta realizojë në ato standarde si ndërshtetërore. Tani për tani mbetet rrugë lokale, duke pasur parasysh faktin se nëse bëhet fjalë për rrugë shtetërore atëherë janë standarde të tjera, analiza të tjera, financa të tjera. Me këto standarde që kemi ndërtuar, sigurisht që nuk do të plotësojë standardet për komunikacion ndërshtetëror”, tha Arifi.

Rruga e Tetovë-Prizren është pjesë e programit të punës së Qeverisë ku është cekur se do të shqyrtohen variantet e justifikuara ekonomike pas rezultateve të studimit të fizibilitetit për aksin.

Ekzistojnë tre variante për atë rrugë, sipas të cilave është e nevojshme të bëhen tunele përmes Malit të Sharrit, si dhe asfaltimi i kilometrave shtesë të rrugës. Varianti i parë parasheh ndërtimin e tunelit më të gjatë prej 6.400 metrave. Varianti i dytë është tunel prej 3.226 metrave dhe varianti i tretë është për tunel prej 1.800 metrave

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments