Pas takimit në mes të kreut të Bashkësisë islame të Kosovës dhe përgjegjësve nga institucionet shtetërore, pas rivlerësimit të masave kufizuese për shkak të pandemisë Covid-19, dhe vendimit se që nga dita e enjte, të hapen të gjitha xhamitë në territorin e Republikës së Kosovës për kryerjen e riteve fetare, vetëm pesë kohët e namazit dhe xhumasë, dolën edhe rregullat.
Bashkësia Islame e Kosovës rekomandon besimtarët që gjatë prezencës në xhami të vazhdojnë t’i përmbaheni masave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë për parandalim të përhapjes së virusit, i cili edhe më tej vazhdon të jetë prezent në Kosovë.
Masat që duhet të vazhdojnë të respektohen për prezencë në xhami, janë:
– Të merret abdes në shtëpi
– Të vendosen maskat
– Të ketë dezinfektues duarsh në xhami
– Të mbahet distanca sociale
– Të mos ketë tubime tjera përveç namazit, pra jo tubime me vijues të mësim besimit, jo mukabele, jo ligjërata me përjashtim të hutbes së xhumasë.
– Ligjërata e xhumasë mos të zgjatet më tepër se 10 minuta
– Të mos shfrytëzohen abdes-hanet dhe tualetet e përbashkëta.
BIK lut të gjithë besimtarët që do t’i frekuentojnë xhamitë të jenë të kujdesshëm dhe t’u përmbahen masave të rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë.