11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeREKOMANDIMET E REJA : Maqedonia i hap kufijtë më 1 qershor, ora...

REKOMANDIMET E REJA : Maqedonia i hap kufijtë më 1 qershor, ora policore shfuqizohet

Nga 1 qershori, kufijtë e Maqedonisë do të hapen dheora policore do të shfuqizohet, rekomandon Komisioni për sëmundje infektive, ka mësuar Faktori.

Takimi u zhvillua këtë mëngjes, dhe sipas sugjerimeve të tyre, kafenetë dhe ambientet e hotelierisë lejohen të hapen ditën e enjte. Sigurisht, rekomandimet e tyre duhet të pranohen nga Qeveria. Asnjë seancë e qeverisë nuk është planifikuar për sot, por nuk përjashtohet mundësia që ajo të mbahet.

Aktualisht, shtetrrethimi është nga 5 e mëngjesit deri në 19 pasdite. Një burim nga Komisioni për sëmundje ngjitëse thotë se shtetrrethimi me siguri nuk ka asnjë efekt sepse qytetarët nuk iu përmbajtën deri në fund. Ai shton se përkundër faktit se kufijtë do të hapen, Maqedonia me siguri nuk do të jetë një vend i dëshirueshëm si destinaciopn për të gjithë të tjerët, edhe pse ka shumë të invektuar të ri .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments