Kryeministri Edi Rama, duke lajmëruar lehtësimet e reja ka bërë sot me dije se nga tetori i vitit 2020 deri në mars 2021, makinat nuk do të lejohen të dielave.
Me anë të shënimi në FB, Rama thekson sërish marrjen e kësaj nisme dhe arsyen pse qeveria ka vendosur të ndërmarrë atë. Kreu i qeverisë tha se po merr nismën, me qëllim që të mbahet ajri i pastër.
“Nga tetori i 2020 deri ne mars 2021 nuk do te lejohen makinat te dielave per te ruajtur ajrin e paster”. S’e beson? Ja degjoje vete. Ne minuten 11.30“, shkruan Rama.
“Kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve e orareve në Tiranë dhe në qytetet tona, por fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela, për tu rikthyer pas sezonit të verës, çdo të dielë minimalisht, nga tetori dhe deri marsin e ardhëm. Si një moment i përjavshëm kushtuar ajrit pa tym makinash, familjeve, të moshuarve, fëmijëve dhe mjedisit“, tha kreu i qeverisë gjatë një lidhje live në Facebook pak më parë.